Këto Krishtlindje nuk do të jenë të bardha për Brad Pitt; fëmijët refuzojnë të rrinë me të për festa!

Mediale Vip

Këto Krishtlindje nuk do të jenë të bardha për Brad Pitt; fëmijët refuzojnë të rrinë me të për festa!

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 10:17
Angelina Jolie me femijet e saj

‘Natale con i tuoi, capodanno con chi vuoi’; është një shprehje italiane që në shqip do të përkthehej se tradita e festave të funditit është që Krishtlindja kalohet me familjen, ndërsa Viti i Ri me shoqërinë.

Duket se për Brad Pitt kjo Krishtlindje nuk do të jetë aspak familjare pasi fëmijët e yllit të kinematografisë kanë refuzuar të kalojnë festat me të atin.

Konfliktet me djalin Maddox thuhet se kanë çuar në divorcin e dyshes së famshme Jolie-Pitt, marrëdhenie që ende nuk është rregulluar, pasi Maddox është shprehur se nuk ndihet fëmija i Brad Pitt, e madje prej vitesh ata as nuk flasin me njëri tjetrin, e për rrjedhojë as që çohet në mend që 18 vjeçari të kalojë ndonjë orë për festa me të atin.

Image

Po ashtu edhe dy fëmijët e tjerë të Brad dhe Angelina,  Zahara dhe Pax nuk kanë shprehur ndonjë interes për të kaluar Krishtlindjen me të atin, ndaj aktorit 55 vjeçar do t’i duhet të kalojë disa orë vetëm me tre fëmijët e tjerë të cilët janë edhe fëmijët biologjik Shiloh, Knox dhe Vivienne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat