Gresa Behluli sjell një potpuri të veçantë moderne për fundvit

Mediale Vip

Gresa Behluli sjell një potpuri të veçantë moderne për fundvit

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 18:42
Gresa Behluli

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli, ka sjell një potpuri këngësh interesante për festat e fundvitit.

Në kuadër të xhirimeve për Vitin e Ri, këngëtarja ka përgatitur një interpretim të veçantë të disa këngëve moderne për fundvit.

Këngët shumë të dashura për publikun “Merrma shiun e Prishtinës” dhe “Gocë Pejane” vijnë një version të veçantë dhe të kënduar bukur nga Gresa, tamam për t’iu përshtatur atmosferës festive të dhjetorit.

Veshur me një fustan të gjatë dhe plot shkëlqim, vajza e madhe e këngëtares Shkurte Fejza arriti që të marrë vëmendje edhe me paraqitjen e saj.

Gresa përndryshe po përmbyll një vit të suksesshëm me shumë projekte muzikore, njashtu dhe ngjarje të veçanta që karakterizuan jetën e saj private.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat