Rrëfimi i Inva Mulës: Përse e mora vajzën e vogël me vete tek familjet e prekura nga tërmeti!

Mediale Vip

Rrëfimi i Inva Mulës: Përse e mora vajzën e vogël me vete tek familjet e prekura nga tërmeti!

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 18:54
Inva Mula

Sopranoja e njohur, Inva Mula është gjendur pranë familjeve që mbetën pastreha pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit. Të shumtë ishin artistët që reaguan pas fatkeqësisë natyrore që goditi vendin tonë duke lënë pas 51 të vdekur.

Për të mbledhur para në ndihmë të të mbijetuarve, u organizua një mbrëmje muzikore “Vajza ime pasi dëgjoi koncertin shprehu dëshirën që të recitojë një vjershë“, tha Inva tek “Rudina“, ndersa shtoi se nuk ia kishte idenë sesi do të dilte, sepse nuk e kishte dëgjuar ndonjëherë të recitonte në skenë.

Sopranoja tha më tej se e mori dhe vajzën e saj të vogël me vete kur vizitoi familjet e mbetura jashtë, në qiell të hapur.

“Jemi bërë me baltë deri në gju…e mora që të shohë gjendjen sepse Nina duhet ta di se kur ngrihet në mëngjes në krahët e mamit… ka edhe fëmijë që flenë në çadra dhe nuk i kanë kushtet”, ishte shpjegimi prekës i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat