Veshja e Mbretëreshës kushton pak, por duket kaq e shtrenjtë

Mediale Vip

Veshja e Mbretëreshës kushton pak, por duket kaq e shtrenjtë

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 07:11
Mbretëreshë Rania e Jordanisë

Kur vjen puna te stili, Mbretëreshë Rania e Jordanisë gjithmonë godet aty ku duhet

Ajo arrin të balancojë kodin e ngatërruar të veshjes me zgjedhjet moderne dhe guximtare. Veshja e saj gjatë një ceremonie të mbajtur pardje ishte shembulli perfekt i kësaj balance.

Bluza dhe fundi, të dy nga Zara, kanë printe që bien në sy dhe s’mund t’i injorosh lehtësisht.

Për të zbutur pamjen, ajo zgjodhi një çantë nga Gabriela Hearst. Gjithë veshja kushton 61 euro, por nuk duket apo jo?

Në dallim nga Mbretëresha Elizabeth – që përdor çantat e vetëm një dizajneri, Launer – mbretërorë të tjerë nuk kanë frikë të guxojnë me trendet e reja.

Nina, çanta në foto nga Gabriela Hearst, është epitoma e luksit. Meghan Markle e ka në dy ngjyra, ndërsa Mbretëresha e Jordanisë, në një.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat