Duke zbuluar detajet e festivalit të fundit, Taylor Swift tregon se cila ka qenë periudha më e vështirë për të

Mediale Vip

Duke zbuluar detajet e festivalit të fundit, Taylor Swift tregon se cila ka qenë periudha më e vështirë për të

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 07:30
Taylor Swift

Në një intervistë të dhënë së fundmi ku ka folur për karrierën e saj në muzikë, por jo vetëm, këngëtarja e njohur, Taylor Swift ka treguar se i është dashur të përballet me situata shumë të vështirja. Fituesja e çmimeve ‘Grammy’, ka cituar se momenti kur mamaja e saj u diagnostikua me kancer ka qenë nga më të vështirat.

“Më mësoi se ka probleme të vërtetë dhe pastaj ka gjithçka tjetër. Kanceri i nënës sime është një problem i vërtetë. Unë i dedikohem vetëm problemeve të vërteta tani dhe çdo lutje i imja është për këto situata”, u shpreh Swift në gjatë intervistës ku u desh të tregonte detaje për festivalin e saj muzikor ‘Lover Fest’.

Biseda e gjatë përfshiu një diskutim mbi festivalin e saj të ardhshëm muzikor ‘Lover Fest’, i cili fillon në 20 qershor në Werchter, Belgjikë dhe përfundon rreth një muaj më vonë, më 1 gusht në Foxborough, Massachusetts.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat