Pas ditëve mjaft të vështira, Evi Reçi shkruan këto fjalë në foton e fundit

Mediale Vip

Pas ditëve mjaft të vështira, Evi Reçi shkruan këto fjalë në foton e fundit

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 07:31
Evi Reçi

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Evi Reçi tregoi para pak kohësh se përjetoi një nga humbjet më të mëdha nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Pavarësisht dhimbjes ajo u rikthye pranë teleshikuesve duke theksuar se asgjë nuk është më e rëndësishme se vetë jeta.

Së fundmi, Evi ka publikuar një foto të sajën bardhezi në ‘Instagram’, krah së cilës ka treguar çfarë ndjen.

Image

“Pa frymë, diku lart, shumë mall”, ka shkruar Reçi në postimin e fundit në rrjetet sociale. Siç edhe kuptohet, artistja nuk ka mundur ta kalojë të gjithë ngjarjen e rëndë, për të cilën u fol edhe kudo në mediat ‘online’.

Kujtojmë se pavarësisht vështirësive, Evi vazhdon të shfaqet çdo ditë në ekranin e ‘Vizion Plus’ me emisionin e përditshëm ‘Pasditja Ime’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat