Marsela dhe Vitmar rrëfejnë historinë e dashurisë dhe qenka fiks si nëpër filma

Mediale Vip

Marsela dhe Vitmar rrëfejnë historinë e dashurisë dhe qenka fiks si nëpër filma

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 13:05
Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha

Dyshja e artistëve Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha kanë qenë të ftuar në emisionin e së mërkurës te “Rudina” për të folur për historinë e tyre të dashurisë.

Të lidhur që prej fillimit të vitit 2018, artistët pranuan se njihen prej më shumë se 8 vitesh për shkak të profesionit por se më herët nuk e kishin parë njëri-tjetrin më shumë sesa kolegë.

“Marsela është kreativiteti që krijon dhe me dy gjëra që mund të ketë. Plotësojmë njëri tjetrin. Jemi njohur para 8 vitesh, Marsela drejtonte një emision, ishte thjesht diçka aty, pastaj unë e kam parë te “The Voice”. Në mars të 2018 unë bëra hapin që fillova duke e kërkuar. U takuam në një lokal, më pëlqeu si ishte veshur. Dolëm për kafe dhe më pas filluam të shkruheshim”– ka treguar Vitmari.

Më tej, Marsela shtoi se puthja e tyre e parë kishte ndodhur si nëpër filma.

Vitmari e kishte ftuar për një vallëzim romantik teksa ndodheshin jashtë në shi dhe aty kishte ndodhur edhe momenti magjik, puthja.

“Pas një live, ishte orari i vonë, kishim një CD me muzikë në makinë dhe Vitmari më fton të vallëzojmë. Ishte një moment shumë i bukur e ruajmë si thesar.”- ka treguar këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat