29 vite nga publikimi i ‘Home Alone’: Kështu duken sot dy aktorët ‘grabitës’ të filmit - Bota Sot
29 vite nga publikimi i ‘Home Alone’: Kështu duken sot dy aktorët ‘grabitës’ të filmit

Mediale Vip

29 vite nga publikimi i ‘Home Alone’: Kështu duken sot dy aktorët ‘grabitës’ të filmit

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 23:49
Kështu duken sot dy aktorët

‘Home Alone’ apo i ‘Vetëm në shtëpi’ është filmi më i shikuar i festave të fundvitit edhe sot. Ky film është publikuar 29 vite më parë.

Ky film që nga viti 1990 ka bërë për vete miliona njerëz në mbarë botën dhe sa herë që vjen dhjetori me festat e fundvitit, rikthehet ky film në ekranet e televizioneve të shtëpive.

Filmi flet për familjen e McCallister, ku e harrojnë djalin e tyre Kevinin në shtëpi, derisa ata shkuan për pushime në Francë, megjithatë, Kevin ishte i lumtur i vetëm në shtëpi dhe që të gjitha gjërat i kishte për veten e tij.

Ajo që pasoi më pas ishte se Kevini po përballej me dy grabitës derisa prindërit e tij e kuptuan se çfarë kanë bërë ata

E sot dy aktorët që luajtën rolin e grabitësve, kanë ndryshuar shumë dhe janë plakur.

Joe Pesci i cili luante rolin e Harry Lime në filmin ‘Home Alone’, sot ka 76 vjet, ndërsa në vitin kur ai aktroi në film kishte 47 vjet.

Shoku i tij në film ishte Marv Merchants, roli që e luante aktori Daniel Stern. Stern sot ka 62 vjet, ndërsa kishet 33 vjet në kohën kur aktroi te ‘Home Alone’. 

‘Home Alone’ që nga viti 1990 ka fituar 476.7 milionë të ardhura në Box Oficce.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat