Po rikthehet “Kafeneja jonë”

Mediale Vip

Po rikthehet “Kafeneja jonë”

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 22:42
Kafeneja jonë

Seriali “Kafeneja jonë” mbetet seriali më i dashur për audiencën kosovare, dhe kërkesat për rikthimin e këtij seriali kanë qenë të shpeshta nga shikuesit, duke iu drejtuar shumë herë Shkumbin Istrefit, i cili ka qenë skenarist dhe regjisor i këtij seriali.

Por si duket pritjeve i’u ka ardhur fundi, pasi që, Mërgim Cahani, themeluesi i Gjirafa, ka bërë një pyetje për ndjekësit e tij, se nëse do të ishte mirë realizimi i një episodi special të këtij seriali për Vitin e Ri, ku në të njëjtën kohë ka kërkuar mendimin e ndjekësve të tij në facebook.

Por që është duke u punuar dicka në këtë drejtim, është parë edhe në profilin e Shkumbin Istrefit, i cili ka shpërndarë një fotografi ku shihen aktorët e këtij seriali, dhe të njëjtat komente kanë ardhë edhe te Istrefi, duke aluduar se po fillon sezoni i ri i këtij seriali.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat