Një festë e madhe për 5-vjetorin e tij të lindjes, Bora Zemani e surprizon djalin e saj në mënyrën më të bukur

Mediale Vip

Një festë e madhe për 5-vjetorin e tij të lindjes, Bora Zemani e surprizon djalin e saj në mënyrën më të bukur

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 18:47
Bora Zemani me djalin

Para pak ditësh djali i vetëm i Bora Zemanit, Arbori, festoi 5-vjetorin e lindjes.

Moderatorja e njohur i bëri një dedikim shumë special në ‘Instagram’ djalit të saj për t’i shprehur gjithë dashurinë.

Ajo tregoi se në këto 5 vite, Arbori ka ndryshuar dhe sa më shumë kalon koha aq më shumë e surprizon ai Borën me zgjuarsinë e tij.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Shshshsh... qetesi!!! Arbori im ben 5 vjec sot dhe mami ka dy fjale per te thene: Vertete nuk e kuptoj si kaloj koha kaq shpejt, Ti dje ishe nje bebe ndersa tani, nje djale i vogel llafazan qe me jep mend ose me pyet per cdo gje ? Tani je rritur dhe e ke mesuar qe "shakpa" jane "shapkat", qe "fuckla" jane "flluskat", qe "oh maj gaj" eshte "oh my god" etj... ke pak problem "kondicionerin" qe i thua akoma "goconjer" por pune e madhe, keto zgjidhen.. problemin e kam tek pyetjet e tuaaa...."O ma, pse Zoti e ka vene shkronjen A te paren?" ??‍♀️, "Po Zoti a ka qene bebe?"?, "Pse ora kalon kaq shpejt?"?, "Pse nata eshte kaq e shkurter?"? dhe vazhdon pyet, "Ma, po kur isha te barku jot a ta kam prekur dot zemren?". Nje pyetje qe te bene ta bertasesh pergjigjen.... PO, Arbor! Ma ke prekur zemren me ate doren tende te vogel magjike dhe e ke ndricuar kaq shume. ? Prandaj per nje gje jam e sigurt, ti je bekimi me i madh qe me eshte dhene ndonjehere ne jete! Urimet me te mira per SuperHeroin tim te vogel! Tani le te filloje festaaaa.... ?????????? #arbordashuria #myson #blessed

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on

Por siç duket dita e ditëlindjes nuk ka mbaruar vetëm me një dedikim, pasi Bora ka përgatitur edhe një festë surprizë për vogëlushin.

Sot moderatorja ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto e video nga festa shumëngjyrëshe, në të cilën kanë qenë të pranishëm gjithë shokët e shoqet e Arborit. Bora ka treguar se nuk kishte lumturi më të madhe për të se të shihte vogëlushin duke u kënaqur bashkë me miqtë e tij.

“Unë lumturohem pa fund kur shoh Arborin të lumtur! Çdo gjë u bë siç e dëshironte ai dhe në fakt e meritonte në këtë 5-vjetor. Ama nuk kishte kënaqësi më të madhe ta shihje me gjithë shokët e shoqet e tij që gëzonin e luanin pafund. Për të kjo ishte ditëlindja më e bukur”, ka shkruar Bora në postimin e saj.

Moderatorja e njohur ka një lidhje shumë të ngushtë me djalin e saj dhe këtë gjë e ka treguar herë pas here përmes postimeve në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat