Meghan dhe Harry nuk do t’i kalojnë pushimet për Krishtlindje në Britani

Mediale Vip

Meghan dhe Harry nuk do t’i kalojnë pushimet për Krishtlindje në Britani

Më: 23 dhjetor 2019 Në ora: 12:21
Meghan dhe Harry nuk do t’i kalojnë pushimet për Krishtlindje në Britani

Princi britanik Harry dhe familja e tij do të kalojnë pushimet e Krishtlindjes në Kanada, sipas kabinetit të tij.

Kjo do të thotë që Princi Harry, gruaja e tij, Dukesha e Sussex Megan Markle dhe djali i tyre shtatë muajsh Archie do të humbasin festën tradicionale të Krishtlindjes me Mbretëreshën Elizabeth II në pronën në Sandringham.

Zyrtarët e Pallatit konfirmuan se familja e Princit Harry ndodhet në Kanada, por nuk dhanë detaje të mëtejshme, raporton AP.

Dukesha e Sussex jetoi në Kanada për disa vjet para se të martohej me Princin Harry ndërsa po filmonte serinë ‘Suits’.

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau në Twitter përshëndeti familjen e Princit Harry, duke u uruar atyre një qëndrim "të qetë dhe të bekuar" në Kanada.

"Ju jeni midis miqve dhe gjithmonë jeni të mirëpritur këtu," tha Trudeau.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat