Kim Kardashian rrëzohet nga “froni”, nuk është më mbretëresha e Instagram

Mediale Vip

Kim Kardashian rrëzohet nga “froni”, nuk është më mbretëresha e Instagram

Më: 5 janar 2020 Në ora: 06:29
Kim Kardashian

Kim Kardashian është një prej influencueseve më të mëdha në botë, e cila mori famë pas videos seksuale me të dashurin para disa vitesh.

Që prej asaj kohe, ajo dhe familja e saj ishin në qendër të diskutimeve. Brenda një periudhe të shkurtër, Kim u bë një emër i njohur në fushën e modës dhe zotëron mbi 155 milionë ndjekës në Instagram.

Por motra më e vogël e familjes e ka rrëzuar nga "froni". Më e ndjekura në Instagram është Kylie Jenner me 156 milionë ndjekës.

Ajo u bë e njohur prej produkteve kozmetike, firmës që zotëron dhe jetës luksoze që e tregon shpesh herë me postime në rrjete sociale.

Kohët e fundit, Kylie është bërë miliarderja më e vogël në botë në moshën 22-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat