“Ju doni ndjenja të vërteta, pastaj shikoni pornografi”, Loredana i vë vulën spekulimeve për lidhjen e re

Mediale Vip

“Ju doni ndjenja të vërteta, pastaj shikoni pornografi”, Loredana i vë vulën spekulimeve për lidhjen e re

Më: 7 janar 2020 Në ora: 18:44
Loredana, Mozzik dhe Bonez MC

Para disa muajsh, Loredana dhe Mozzik i dhanë fund historisë së dashurisë. Për këtë arsye, Lori mund të jetë një prej beqareve më të kërkuara në botë.

Ka patur spekulime se mes saj dhe gjermanit Bonez MC ka disa shkëndija dashurie. Arsyeja për këtë janë fotografitë dhe takimet e shumta midis të dyve në javët e kaluara.

Të dy ata i dërgojnë zemrat njëri-tjetrit në Instagram, postojnë fotografi së bashku ose bëjnë dicka që i nxit më tej thashethemet. Kohët e fundit, Loredana mori unazën e artë të Bonez MC dhe e vendosi në gisht, ndërsa po hante hamburger pranë tij.

Mbrëmjen e kaluar, reperja publikoi një fragment të këngës së saj "Keine Rosen" në Instagram ku tregoi se nuk ka dëshirë që reperët të bien në dashuri me të.

"Nuk kam kohë për djem që bien në dashuri me mua. Të gjithë janë plot dashuri, më plasën kokën. Për çfarë shpresonit? Unë jam vetë shefi i vetes. Ju doni të më shihni përsëri, por unë jam duke filmuar në New York. Ju dëshironi ndjenja të vërteta, pastaj shkoni në YouP * rn (pornografi)", thuhet në tekstin gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat