Zjarret apokaliptike, Elton Xhon dhuron 1 mln euro

Mediale Vip

Zjarret apokaliptike, Elton Xhon dhuron 1 mln euro

Më: 8 janar 2020 Në ora: 23:48
Elton Xhon

Këngëtari Elton Xhon ka premtuar se do të dhurojë 1 million dollarë ndihmë për të prekurit nga zjarret në Australi.

Kantautori britanik ka ndërprerë koncertin e tij në Sidnei, në shenjë vlerësimi dhe mirenjohje për punën e shërbimit zjarrfikës në Australi dhe në mbështetje të njerëzve të prekur nga kjo fatkeqësi.

"Kjo është një fatkeqësi apokaliptike dhe të gjithë duhet të jemi mirënjohës për punën që po bëjnë zjarrfikësit. Ka njerëz atje që kanë humbur jetën duke u përpjekur të shpëtojnë shtëpitë, kanë humbur jetën e tyre dhe shtëpitë e tyre. Êshtë një situatë e vështirë edhe për kafshët.  Jam shumë zemërthyer për humbjen e habitatit të tyre. Prandaj, sonte unë do të premtoj një milion dollarë për të mbështetur të prekurit”.

Elton Xhon aktualisht ndodhet në Australi në turneun e tij muzikor “Farewell Yellow Brick Road World”.

Qindra zjarre në Australi kanë djegur më shumë se 10.3 milionë hektarë tokë, një zonë me madhësinë e Koresë së Jugut, duke vrarë 26 njerëz dhe rreth 500 milionë kafshë dhe duke shkatërruar mbi 1.000 shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat