Bashkëshortja e princit të kurorës angleze, William, Kate Middleton feston ditëlindjen!
Pas sikletit në familjen mbretërore për shkak të vendimit të princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle, për tu zhveshur nga atributet e familjes mbretërore dhe për të jetuar lirisht jetën e tyre, mbretëresha Elizabeth, bën një urim për Kate.
Urimin e bëri këtë të enjte 9 janari, duke publikuar disa fotografi të tyre ku shihen të buzëqeshura pranë njera tjetrës.
Ashtu si dhe më parë, mbretëresha del në krahë të Kate, e cila nuk e ka thyer protokollin, në kundërshti me kunatën e saj Meghan, e cila rrallë e ka respektuar atë.
Kate Middleton, mbush 38 vjeç dhe teksa në postimin e familjes mbretërore të bërë në emër të sovranes, shkruhet “Gëzuar ditëlindjen”.
E lindur në Reading dhe e rritur në Chapel Row, pranë Neëbury, në Berkshire, Angli, dukesha e Cambridge ka studiuar histori arti në Skoci në Universitetin e St Andrews, ku u njoh e princin William në vitin 2001.
Fejesa e tyre u njoftua zyrtarisht në nëntor të vitit 2010 dhe çifti u martua në 29 prill 2011 në katedralen e Westminster.