Moderatori i njohur shqiptar, i propozon partneres në mes të emisionit

Mediale Vip

Moderatori i njohur shqiptar, i propozon partneres në mes të emisionit

Më: 10 janar 2020 Në ora: 13:45
Blerina Bajko dhe Ardit Roshi

Momente të veçanta të cilat do të mbahen mend gjatë për çiftin më të ri, i cili do të shkojë drejt altarit.

Gjatë puntatës së mbrëmjes së të enjtes të programit ‘Këndo këngën time’ në Vizion plus, moderatori Ardit Roshi, surprizoi partneren e cila ishte mes publikut.

Ai e ftoi Blerina Bajkon në skenë, duke u ulur në gjunjë dhe duke e propozuar për martesë, teksa i premtoi se do mundohet që ta bëjë vajzën më të lumtur në botë.

“Ju prezantoj me Blerina Bajkon e cila tashmë është e fejuara ime dhe nusja ime siç e kuptuat”, tha Arditi, duke i vendosur unazën në gisht, ndërsa këto momente u mbyllën me puthje për çiftin.

Blerina Bajko është vajza e aktorit të njohur të humorit, Agim Bajko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat