Fadil Riza i kënaqur me tri këngët e fundit, paralajmëron verë të “nxehtë”

Mediale Vip

Fadil Riza i kënaqur me tri këngët e fundit, paralajmëron verë të “nxehtë”

Më: 10 janar 2020 Në ora: 16:53
Fadil Riza

Këngëtar i njohur Fadil Riza është shprehur i kënaqur me projektet e tij të realizuara për vitin e ri, ku janë tri këngë e për të cilat thotë se kanë filluar të pëlqehen shumë nga publiku.

Ai falënderon dhe iu është mirënjohës bashkëpunëtorëve të tij, Besim Bunjakut, Senka Nuhiu, Ermal Krasniqi, Ramadan Vershevci, Dashurim Azizi, Armend Mustafa etj.

Riza tregon se ka filluar përgatitjet për sezonin e verës, e gjithashtu edhe për disa balada të cilat do të shoqërohen edhe me videoklipe.

Gjithashtu ai ka paralajmëruar që shumë shpejtë do ta lansojë edhe albumin e ri.

Në vazhdim, mund të t’i dëgjoni këngët e reja të Fadil Rizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat