“Mos u ngatërro me motrat Vjollca”, ja si reagon Alketa Vejsiu

Mediale Vip

“Mos u ngatërro me motrat Vjollca”, ja si reagon Alketa Vejsiu

Më: 11 janar 2020 Në ora: 07:31
Alketa Vejsiu, Luana dhe Marina Vjollca

Prej disa ditësh, ka patur spekulime se Alketa Vejsiu po hakmerret ndaj të gjithë personave që komentuan performancën e saj në Festivalin e RTSH-së.

Performanca dhe fustanet e saj u përdorën në një skeç nga Marina Vjollca në emisionin e fundvitit.

Për këtë arsye, në faqen e Revistës Class, që thuhet se menaxhohet nga Alketa u bë një shkrim për motrat Vjollca, të cilat po shijonin pushimet në Dubai.

Pas kësaj, u fshi shkrimi dhe thuhej se Getoari po mundohej të kontaktonte me Alketën.

Nuk munguan edhe komentet në rrjetet sociale, ku një ndjekës i tha që të mos ngatërrohej me motrat Vjollca.

Ndërsa Alketa iu përgjigj me pozitivitet duke vënë në dukje se nuk ka asgjë me to.

“Janë super yje. I duam”, shkruajti ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat