“Pse mke thanë të du” vjen në një version ‘cover’ nga Festim Krasniqi

Mediale Vip

“Pse mke thanë të du” vjen në një version ‘cover’ nga Festim Krasniqi

Më: 11 janar 2020 Në ora: 15:26
Festim Krasniqi

Këngëtari Festim Krasniqi, ka publikuar për publikun versionin ‘cover’ të këngës së njohur “Pse mke thanë të du”.

Ri-orkestrimi i kësaj kënge është bërë Duo Bass Records, gjersa në violinë luan Mentor Sylejmani.

Kjo performancë është vizualizuar edhe me një klip shumë të veçantë, i cili i është besuar produksionit nga Gjilani, Urban Graphics.

Festim Krasniqi është një këngëtar i ri i skenës, i cili tenton të sjellë projekte muzikore unike për publikun.

Përveç muzikës ai merret edhe me sport, pasi punon prej vitesh si instruktor i karatesë. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat