Jennifer Lopez në pritje të Super Bowl

Mediale Vip

Jennifer Lopez në pritje të Super Bowl

Më: 12 janar 2020 Në ora: 23:00
Jennifer Lopez

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez do të jetë pjesë e finales së SuperBowl që zhvillohet më 3 shkurt në Majami.

50-vjeçarja ka postuar foto të saj në rrjetin Instagram ku ajo duket pranë një dritareje të madhe veshur si gjithmonë me elegancë, ku shfaqen linjat e saja perfekte.

“Ka edhe tri javë deri në Super Bowl, kështu që unë po ju jap një pjesë të performancës sime. Drejtohuni te TikTok im për ta kontrolluar. Këtë javë merrni përsipër sfidën dhe vallëzimin në On Floor with me!!! Unë do të rishikoj disa nga të preferuarat e mia”, shkruan ajo.

Në finalen e ragbit amerikan Lopez do të perfomojë së bashku me Shakira, duke u bërë pjesëmarrësit më të fundit të muzikës pop – përfshirë Beyoncé, Prince, Madonna, Katy Perry dhe Lady Gaga si pjesë e shfaqjeve të mëhershme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat