Nga striptiste, u bë repere e famshme! Tani shpreh dëshirën për tu bërë politikane

Mediale Vip

Nga striptiste, u bë repere e famshme! Tani shpreh dëshirën për tu bërë politikane

Më: 13 janar 2020 Në ora: 15:56
Cardi B

Reperja Cardi B i ka befasuar të gjithë. Së fundmi, ajo ka deklaruar se dëshiron të bëhet politikane.

Me anë të një postimi në Twitter, 27-vjeçarja shkruajti: "Unë mendoj se dua të bëhem politikane. Unë e dua qeverinë edhe pse nuk bie dakord me qeverinë."

Në një tjetër postim, ajo sqaroi se si i erdhi ideja.

"Unë isha duke parë dokumentarët e luftës. Nuk ka rëndësi sa armë keni, duhen njerëz! Si po përpiqeni të shkoni kundër një vendi dhe ndoshta të filloni një luftë kur këtij vendi i mungon patriotizmi? Unë mezi shoh njerëz që pretendojnë se duhet të jenë amerikan", shkruajti ajo duke iu referuar konflikteve të fundit mes Amerikës dhe Iranit.

Një orë më vonë, reperja shtoi se duhet të shpjegojë shumë, kështu që do i duhet të bëjë një video live, por do ta bëjë një ditë tjetër.

Kujtojmë se para se të bëhej e famshme për projektin muzikor "Bodak Yellow", Cardi B punonte si striptiste për të siguruar të ardhurat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat