“Edhe ti” – titullohet kënga e Taynës dhe Mozzikut - Bota Sot
“Edhe ti” – titullohet kënga e Taynës dhe Mozzikut

Mediale Vip

“Edhe ti” – titullohet kënga e Taynës dhe Mozzikut

Më: 13 janar 2020 Në ora: 21:52
Tayna dhe Mozzik

Dy rep-artistë shumë të përfolur shqiptarë, kanë bashkuar forcat në një këngë të vetme. Bëhet fjalë për Taynën dhe Mozzikun, të cilët kanë gati projektin e tyre më të ri.

Kënga titullohet “Edhe ti” dhe pritet të publikohet së shpejti, e shoqëruar me videoklip.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë dyshja përmes rrjetit social Instagram, ku numërojnë miliona ndjekës.

“Po pritoj me ju kallxu që është hit, se e kemi tepru hit hit… amo betohna që mega mega hit”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e një fotografie të publikuar në InstaStory, të cilën më pas e ka ripostuar edhe Tayna.

Dyshja nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat