Scarlett Johanssoni, nominohet për herë të parë në “Oscar” - Bota Sot
Scarlett Johanssoni, nominohet për herë të parë në “Oscar”

Mediale Vip

Scarlett Johanssoni, nominohet për herë të parë në “Oscar”

Më: 14 janar 2020 Në ora: 16:05
Scarlett Johansson

Janë shpallur nominimet për edicionin e 92-të të dheëise së çmimeve “Oscar”.

Aktorja Scarlett Johansson është nominuar për herë të parë në “Oscar “dhe atë në dy kategori, për dy role të ndryshme.

Scarletti është nominuar në kategorinë “Aktorja më e mirë në rolin dytësor” për rolin e saj në “Jojo Rabbit” dhe gjithashtu si “Aktorja më e mirë” për filmin “Marriage Story”.

Kështu aktorja jo vetëm që shënoi nominimin e parë për çmimet “Oscar”, por u bë njëra prej yjeve të rralla që u nominua në dy kategori në të njëjtin vit.

Kjo është hera e 12-të që një aktor ka marrë dy nominime në të njëjtin vit që nga viti 1938.

Deri tani, asnjë aktor nuk ka fituar kurrë të dyja nominimet në të njëjtin vit.

Herën e fundit që një aktor ishte nominuar për dy role të ndryshme ndodhi në vitin 2007 kur aktorja Cate Blanchett u nominua për “Elizabeth: The Age of Golden” dhe “I’m Not There”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve mbahet më 9 shkurt 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat