Capital T është nderuar me një trofe nga eventi i përvjetshëm “ODA”.
Në pallatin presidencial në Tiranë, mbrëmë u mbajt eventi “ODA”.
Si çdo herë, edhe kësaj radhe morën pjesë shumë fytyra të njohura publike, mes tyre edhe reperi Capital T.
Ai madje në këtë event është nderuar me një trofe, për kontributin humanitar që ka dhënë, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Reperi u shpreh i lumtur për këtë nder që iu bë.
“ODA 2020 ? Me vëllezërit e mi ?? Faleminderit për respektin Vazhdojmë bashkë përpara ??”, ka shkruar Capital T.