Mozzikut thumbon sërish Loredanën: E dashur nuk t’u përgjigja se…

Mediale Vip

Mozzikut thumbon sërish Loredanën: E dashur nuk t’u përgjigja se…

Më: 16 janar 2020 Në ora: 08:52
Mozzik dhe Loredana

Ditën e djeshme Mozzik reagoi i revoltuar pas intervistës së Loredana Zefit në emisionin “NIN”, ku foli për arsyet e ndarjes së tyre.

Reperja u shpreh se ndarja me Mozzik nuk ka qenë e planifikuar, madje tha se as vetë nuk di sesi shkuan gjërat deri aty.

Ajo tregoi se nuk ka pasur një arsye specifike për ndarjen, por pranoibse të dy kanë qenë shumë të stresuar.

Por sipas Mozzik, kjo nuk ka qenë arsyeja e ndarjes mes tyre. Reperi la të kuptohet se fajtore ka qenë Loredana, megjithatë nuk tha diçka konkrete.

Ndërkohë Loredana nuk e la me aq! Ajo publikoi në Instastory një fjalim të Oprah Winfrey që u referohet atyre njerëzve që nuk gëzohen nga triumfet e të tjerëve.

Sipas saj pjesë e tyre ishte edhe Mozzik, i cili vazhdon me replikat e tij.

Pak më parë ai ka publikuar një foto në Instagram dhe në mënyrë indirekte tregon se nuk i intereson shumë për ato që thotë Loredana.

“E dashur, nuk u përgjigja dot se po bëja një dush”, shkruan ai në foto, duke treguar se ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa t’i kthejë përgjigje reperes në deklaratat e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat