Pasi u nda nga Irina, Bradley Cooper kapet me aktoren e njohur!

Mediale Vip

Pasi u nda nga Irina, Bradley Cooper kapet me aktoren e njohur!

Më: 16 janar 2020 Në ora: 10:34
Bradley Cooper, Ana de Armas

Aktori i njohur hollivudian Bradley Cooper, ishte një personazh tejet i përfolur nëpër mediat rozë për vite me radhë.

Kjo për shkak të lidhjes së tij me super modelen Irina Shayk, me të cilën tanimë janë ndarë dhe e vetmja gjë që i bashkon mbetet vajza e tyre Lea De Seine Shayk Cooper.

Por aktori 45 vjeçar duket se nuk e ka ndërmend të ‘pushojë’ nga lidhjet e dashurisë.

Ai së fundmi është parë duke flirtuar me aktoren Ana de Armas.

Ylli i ‘The Hangover’, u duk mjaft sharmant pranë aktores Ana e cila shihej duke qeshur me secilën shaka të Bradleyt.

Imazhet që po qarkullojnë ngrisin dyshimet për ndonjë flirtim të mundshëm të dyshes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat