Nysret dhe Merita, fotosesion me nipin e mbesën

Mediale Vip

Nysret dhe Merita, fotosesion me nipin e mbesën

Më: 16 janar 2020 Në ora: 18:01
Nysret dhe Merita

Sot kanë mbushur një vit jetë binjakët e këngëtarit Albatrit Muçiqi.

Së bashku me bashkëshorten, Albatriti ka realizuar një fotosesion me tre fëmijët e tij, teksa nuk ka munguar as urimi i ëmbël për ditëlindjen e parë të vajzës dhe djalit.

“Sot një vit na bekoi zoti me dy binjakët tanë, dhashtë zoti ta keni shëndetin dhe lumturinë e kësaj bote”, ka uruar Albatriti.

Ndërsa përmes rrjeteve sociale, nipin dhe mbesën e tij e ka uruar edhe këngëtarja e mirënjohur, Merita Spahiu

Merita shihet bashkë me këngëtarin, Nysretin dhe binjakët e Albatritit të cilëve u ka uruar ditëlindjen.

“Urime ditëlindjen e pare zemrat e mia Erald&Elia, qfare mund t’ju dëshiroj tjetër përveç se shëndet dhe u rritshi me prind. Falënderojmë Zotin për këta tre engjëj qe na e mbushen shtëpinë me lumturi .Ju dua pakufi “, ka shkruar nëna e Albatritit, këngëtarja e njohur, Merita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat