Ja përse u ndanë Vanessa dhe Austin

Mediale Vip

Ja përse u ndanë Vanessa dhe Austin

Më: 16 janar 2020 Në ora: 18:21
Vanessa Hudgens dhe Austin Butler

Edhe një çift tjetër i famshëm i dha fund lidhjes së tyre.

Një burim afër ish çiftit ka folur rreth arsyes se pse Vanessa Hudgens dhe Austin Butler mund të jenë ndarë pasi ishin në lidhje për nëntë vjet.

“Ata po xhirojnë në dy kontinente të ndryshme dhe bëhet fjalë për çështje të distancës”, tha ai për E! News.

“Nuk ka hatërmbetje mes tyre aspak dhe kanë shumë respekt për njëri tjetrin”.

Vanesa më parë ishte shtetit duke e xhiruar The Princess Switch 2 për Netflix, teksa Austin po përgatitet ta luajë rolin e Elvis Presleyt në filmin e ardhshëm rreth biografisë së këngëtarit.

Duket se ata janë “të ndarë tash për tash”, por do ta shohin se “çfarë do të ndodhë”, tha një burim tjetër.

“Ata kanë aq hsumë histori së bashku dhe një lidhje të thellë saqë mund ta gjejnë rrugën sërish drjet njëri tjetrit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat