E dashuruar kokë e këmbë, Dua ndan një foto në përqafim të të dashurit

Mediale Vip

E dashuruar kokë e këmbë, Dua ndan një foto në përqafim të të dashurit

Më: 16 janar 2020 Në ora: 20:00
Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit një tjetër imazh nga pushimet me të dashurin.

Dua Lipa vitin 2020 e filloi me pushime, për t’u çlodhur dhe mbledhur energji për të nisur punën rreth projekteve të reja.

Në rrjete sociale, ajo këto ditë ka publikuar fotografi të shumta nga pushimet, ku pothuajse në secilën prej tyre shihet Anwar Hadid pranë saj.

Këngëtarja postoi edhe një tjetër foto në Instagram, ku shfaqet në përqafim të Anwarit.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Dua ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, i cili do të jetë pjesë e albumit “Future Nostalgia”.

Ndërsa, ajo ka njoftuar për suksesin e ri me këngën “New Rules”, me të cilën ka grumbulluar 2 miliardë klikime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat