Mozzik kush? Loredana publikon foto dorë për dore me një mashkull misterioz

Mediale Vip

Mozzik kush? Loredana publikon foto dorë për dore me një mashkull misterioz

Më: 16 janar 2020 Në ora: 21:20
Loredana

Historia e tyre e dashurisë është bërë si një telenovelë. Mozzik dhe Loredana prej disa muajsh janë pjesë e lajmeve rozë dhe historia e tyre prodhon vazhdimisht lajme. Pas intervistës së fundit të Loredanës, ku foli gjatë për historinë me Mozzik (nuk tregoi arsyen e ndarjes), Mozzik nuk ishte shumë paqësor ndaj ish-partneres së tij. Ai shkroi në Instastory se Loredana nuk duhet të përdorë vajzën e tyre për t’u viktimizuar.

Mirëpo, Loredana siç duket nuk ka dashur të reagojë ndaj deklaratave të ish-partnerit, por ka zgjedhur t’i bëjë kureshtarë të gjithë duke publikuar një foto me mashkull misterioz, me të cilën ka kapur dorën. Nuk dihet me siguri se kush mund të jetë ai, por dyshohet se është një producent muzike i cili njihet me emrin, Macloud. Shpeshherë ata i kanë bërë komente me zemra njëri-tjetrit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat