A do të kenë një fëmijë të katërt? Kate zbulon planet e William-t

Mediale Vip

A do të kenë një fëmijë të katërt? Kate zbulon planet e William-t

Më: 16 janar 2020 Në ora: 21:26
Kate dhe William

Ata kanë 3 fëmijë dhe duken shumë të lumtur nga ky fakt. Princi William dhe dukesha Kate siç duket kanë dashur gjithmonë një familje të madhe. Kate madje do e donte edhe një fëmijë të katërt. Mirëpo, sa dakord është William me këtë dëshirë të Kate?

Princi me sa duket e ka vendosur që 3 janë mjaftueshëm dhe nuk dëshiron ta zgjerojë më familjen e tij.

Gjatë një takimi me liderët e feve të ndryshme në Khidmat Centre në Yorkshire, Kate gjeti kohën pas takimit që të fliste me të pranishmit që ishin jashtë godinës.

Një nga personat (fans) i çiftit mbretëror i tha dukeshës se i kishte dërguar kartolina urimi për secilin fëmijë dhe aty Kate tregoi edhe planet e William-t për një fëmijë tjetër.

“Unë mendoj se William nuk do një fëmijë tjetër”,-është shprehur ajo.

Gjithsesi, duke qenë se Kate ka dëshirë të ketë një fëmijë të katërt, mund t’ia ndryshojë mendjen princit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat