Premtoi ndërtimin e dy shtëpive në Thumanë, Ardit Gjebrea mban fjalën - Bota Sot
Premtoi ndërtimin e dy shtëpive në Thumanë, Ardit Gjebrea mban fjalën

Mediale Vip

Premtoi ndërtimin e dy shtëpive në Thumanë, Ardit Gjebrea mban fjalën

Më: 16 janar 2020 Në ora: 22:52
Ardit Gjebrea

Ardit Gjebrea ka nisur punën për ndërtimin e dy shtëpive të premtuara.

Edicioni i 21-të i f estivalit “Kënga Magjike” u mbajt me kauzën “Këndoj për të ndërtuar”.

Me paratë e grumbulluara nga biletat e shitura, u bë e ditur se do të ndërtohen dy shtëpi për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Së fundi, Ardit Gjebrea ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, me të cilën tregoi se ka nisur punën për ta dërguar në fund fjalën e dhënë.

Ai shihet në Bashkinë e Krujës teksa tregoi se po presin lejen për të nisur ndërtimin e shtëpive të premtuara.

“Kjo foto e bërë dje, është në bashkinë e Krujës, për të vijuar punën për 2 shtëpitë që do ndërtojmë në Thumanë.
Nuk dua të ndërtoj shtëpi “partizançe”, por gjithçka me dokumenta të rregullta.
Dhe as nuk dua të përfitoj sepse jam njeri publik dhe futem pa rradhë. Po të tjerët???!!! Pallatet kanë patur preçedencë!
Por tashmë komisioni i verifikimeve brenda javës së ardhëshme (që na vjen rradha) do japë OK që shtëpitë që kam marrë përsipër janë të pabanueshme dhe më pas do prishen. Ndërkohë projektet janë gati për të dy shtëpitë dhe pasi të merret leja nga Bashkia (më premtuan shumë shpejt) do fillojë ndërtimi i dy shtëpive të cilat siç kam premtuar, brenda 4 muajve do të përfundojnë”, ka shkruar moderatori. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Kjo foto e bërë dje, është në bashkinë e Krujës, për të vijuar punën për 2 shtëpitë që do ndërtojmë në Thumanë. Nuk dua të ndërtoj shtëpi "partizançe", por gjithçka me dokumenta të rregullta. Dhe as nuk dua të përfitoj sepse jam njeri publik dhe futem pa rradhë. Po të tjerët???!!! Pallatet kanë patur preçedencë! Por tashmë komisioni i verifikimeve brenda javës së ardhëshme (që na vjen rradha) do japë OK që shtëpitë që kam marrë përsipër janë të pabanueshme dhe më pas do prishen. Ndërkohë projektet janë gati për të dy shtëpitë dhe pasi të merret leja nga Bashkia (më premtuan shumë shpejt) do fillojë ndërtimi i dy shtëpive të cilat siç kam premtuar, brenda 4 muajve do të përfundojnë.

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat