“Luana, një virgjëreshë perfeksioniste”, gazetarja flet për karakteristikat e moderatores së njohur - Bota Sot
“Luana, një virgjëreshë perfeksioniste”, gazetarja flet për karakteristikat e moderatores së njohur

Mediale Vip

“Luana, një virgjëreshë perfeksioniste”, gazetarja flet për karakteristikat e moderatores së njohur

Më: 17 janar 2020 Në ora: 06:39
Luana Vjollca dhe Jonida Aliçkolli

Luana Vjollca, një nga moderatoret më të njohura të ekranit, ka edhe veçanti si çdo njeri, që vetëm njerëzit më të afërt apo ata me të cilët ajo punon, ia njohin apo ia nxjerrin në pah.

Të punosh me të është e vështirë, pasi është shprehur gjithnjë se kërkon perfeksion.

E ftuar në “Rreze Dielli”, kryeredaktorja e emisionit të saj, Jonida Aliçkolli, thotë se mirësia që moderatorja reflekton gjatë emisionit, e karakterizon edhe pas kuintave.

“Në program duhet të jesh gjithë kohën e fokusuar te të ftuarit, kush është përfshirë në emision dhe duhet ta angazhojmë edhe më tepër. Puna është e lodhshme, por ajo që më ka shijuar më shumë është pjesa që publiku e plqeu programin dhe kjo ma ka hequr lodhjen.

"Luana është jashtë kamerave ashtu sic reflekton në kamera, me të njëjtin pozitivitet. Ne merremi shumë mirë vesh, shkojmë shumë mirë bashkë, ajo është një virgjëreshë perfeksioniste, e fiksuar pas punës, unë nëse marr diçka përsipër, dua ta bëj ashtu siç duhet, shkon shumë mirë me të gjithë stafin".

E pyetur për programin e ri të Luana Vjollcës, Jonida thotë se nuk ka asnjë të sigurt ende, por lë të kuptohet që cilido qoftë emisioni i ri, do të punojnë sërish bashkë.

"E them gjithmonë me shaka nëse ka një njeri që më sjell në Kashar është Luana Vjollca,", theksoi gazetarja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat