Gold AG me këngë për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Mediale Vip

Gold AG me këngë për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Më: 17 janar 2020 Në ora: 18:30
Gold AG

Gold AG ka dhënë detajet e këngës së re.

Gold AG po vjen me projekt të ri muzikor, i cili kësaj radhe prek një temë mjaft të ndjeshme.

Reperi u ka kushtuar këngë grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, ndërsa pritet ta publikojë të dielen në orën 15:00.

Image

Titulli i këngës është “Heroinat”, ndërsa përmes një postimi Goldi thotë se ato janë pika më e dobët dhe pjesa më e ndihshme e luftës tonë për liri.

“Videoklipi më i ri “HEROINAT” , publikohet të Dielën në ora 15:00.Kjo këngë është një forcë dhe shpresë për jetë, për të gjitha ato nëna dhe motra të cilat ishin pjesë e dhunimeve çnjerëzore në Kosovë në kohën e luftës. Ato janë pika më e dobët dhe pjesa më e ndishme e luftës tonë për liri.Shpresoj që do ta pëlqeni dhe shpërndani sa më shumë që ato të ndihen të forta, ballë hapur dhe të barabarta në shoqëri bashk me ne”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat