Fatos Hoxha vjen me baladë të re

Mediale Vip

Fatos Hoxha vjen me baladë të re

Më: 17 janar 2020 Në ora: 18:55
Fatos Hoxha

Këngëtari i njohur Fatos Hoxha këtë të premte do të lansojë këngën e tij më të re. “Ti Nuk Je”, titullohet kënga më e re e tij, e cila do të publikohet sonte në mbrëmje.

Hoxha tha se kënga është një baladë që i kushtohet dashurisë dhe e cila do të shoqërohet edhe me videoklip.

Kompozimin dhe orkestrimin e këngës e ka bërë vet këngëtari, ndërsa, tekstin e këngës e ka shkruar gazetari tashmë i ndjerë, Hivzi Krasniqi.

Hoxha tha se i ka edhe disa këngë tjera të gatshme të cilat do të dalin shumë shpejt në treg.

Kënga “Ti Nuk Je”, do të publikohet sonte në ora 20:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat