Rihanna beqare, ndahet nga miliarderi pas tri vitesh lidhje

Mediale Vip

Rihanna beqare, ndahet nga miliarderi pas tri vitesh lidhje

Më: 17 janar 2020 Në ora: 23:34
Rihanna dhe Hassan Jammel

Rihanna raportohet se tani është beqare.

Këngëtarja e hitit “Diamonds” është ndarë nga i dashuri i saj miliarder, Hassan Jammel, tha një burim për “Us Weekly”, të premten.

Bukuroshja nga Barbados dhe biznesmeni nga Arabia Saudite, të cilët janë të dy 31 vjeç, ishin bashkë për gati tre vjet, shkruan DailyMail.

Ata u panë bashkë për herë të parë më 2017, por burime pranë tyre bëjnë të ditur se çifti kanë ndarë rrugët prej muajsh.

Dyshja janë parë shpesh bashkë në pushime, në Evropë.

Në fund të 2017-ës, ata u panë krah për krah në Ibiza, ku po putheshin e përqafoheshin, duke shijuar edhe shampanjë në pishinën e një vile luksoze që e morën me qira.

Në atë kohë, miqtë e këngëtares thanë se ajo është e dashuruar kokë e këmbë me Jameel, emri i plotë i të cilit është Hassan Mohamed Abdul Latif Jameel.

E këtë gjë e konfirmoi edhe vet Rihanna në një intervistë që e dha në qershor të 2019-ës, kur u pyet se a është e dashuruar, ajo u përgjigj “Sigurisht”.

Ndërsa, për planet rreth dasmës, ajo tha se vetëm Zoti e di atë.

Rihanna ishte ndarë nga i dashuri Chris Brown më 2009 pas dy vjet lidhjesh, ndarja e tyre erdhi pasi u publikuan fotografitë e dhunës që reperi kishte ushtruar në këngëtaren.

Ata ishin ribashkuar sërish, për t’i dhënë fund përfundimisht lidhjes më 2013.

Këngëtarja e hitit “Umbrella” ka qenë e lidhur me disa yje përfshirë: Drake, Leonardo DiCaprio dhe Ryan Phillippe.

Këtë muaj këngëtarja ka punuar shumë për të promovuar koleksionin e saj të ri të Shën Valentinit, “Savage x Fenty”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat