Meghani kërkoi largimin, mbretëresha i bën Kate-it një super dhuratë!

Mediale Vip

Meghani kërkoi largimin, mbretëresha i bën Kate-it një super dhuratë!

Më: 18 janar 2020 Në ora: 07:19
Mbretëresha Elisabetë, Kate

Harry dhe e shoqja, Meghan Markle shkaktuan një tërmet të vërtetë në familjen mbretërore britanike me vendimin e tyre për t`u shkëputur prej saj. Mbretëreshës Elisabetë, siç thonë burime pranë saj, nuk po “i del e keqja“.

Po të kujtohemi mirë në fakt, monarkja e trajtoi mjaft ngrohtë Meghanin që kur u shpall zyrtarisht fejesa e saj me nipin. Edhe në publik ato shiheshin mjaft të qeshura me njëra tjetrën, e në ndonjë rast, dukej sikur e kishin anashkaluar ca Kate-in.

Por tani, “nusja e madhe“ është rikthyer sërish në favorite të mbretëreshës. Kjo e fundit I bëri një dhuratë të veçantë.

Mediat britanikë shkruajnë se i ka dhuruar në mënyrë simbolike çelësat e pallatit mbretëror ‘Buckingham Palace’, një gjest i rrallë ky. E në fakt, nuk është dhe aq simbolike sepse e ka lejuar edhe të organizojë një festë për ditëlindjen në 20 janar, në pallatin mbretëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat