Rina Balaj dhe Sin Boy bëjnë një hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre

Mediale Vip

Rina Balaj dhe Sin Boy bëjnë një hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre

Më: 18 janar 2020 Në ora: 11:35
Rina Balaj dhe Sin Boy

‘Dashuri dhe punë’, kështu do mund të përshkruhej lidhja e SinBoy dhe Rina Balaj.

Dyshja përveç se partnerë në jetë ata janë edhe partnerë në punë.

Dyshja artistike Rina Balaj dhe Sin Boy janë në lidhje që një vit por ata konfirmuan romancën e tyre këto kohët e fundit.

Deri më tani dyshja numërojnë disa projekte të përbashkëta të publikuara si “Gigi”, “Tenancion” dhe më e fundit “Meredith” – por fansat e tyre mund të presin edhe një projekt të ri tani së shpejti, ashtu siç kishin paralajmëruar dyshja.

Çifti tani i janë përkushtuar njëri tjetrit me orar të plotë sepse Rina ka lajmëruar në llogarinë e saj në Instagram, se të dy ishin bërë me shtëpi të re.

Në disa pamje jo mjaft të qarta, ajo shkruan: “Shtëpi e re” – ku ka etiketuar edhe të dashurin e saj SinBoy.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat