Zbulohen stilistët e famshëm që do të veshin Alketa Vejsiun në Sanremo!

Mediale Vip

Zbulohen stilistët e famshëm që do të veshin Alketa Vejsiun në Sanremo!

Më: 18 janar 2020 Në ora: 12:54
Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu do të jetë në mesin e 10 prezantueseve të festivalit italian të këngës “Sanremo” që do të mbahet nga 4-8 shkurt.

Ditën e djeshme prezantuesja shqiptare ka udhëtuar drejt Romës për t’u takuar me pjesë të stafit si dhe për të bërë provat në atelien e stilistëve që janë përzgjedhur për t’a veshur atë në kompleticion.

“Kush mendoni qe do te jete stilisti italian qe do te realizoje njeren nga veshjet ne #sanremo2020?!”,– pyeti Alketa ndjekësit e saj disa orë më parë teksa ndodhej në atelien italiane.

Tashmë është zbuluar se fustani i parë që do të veshë Alketa në festival është i krijuar nga stilistët e famshëm të shtëpisë së modës italiane “Dolce&Gabbana”.

Por pavarësisht fustanit Dolce që siç thotë edhe vetë është shumë i këndshëm, Vejsiu ka vendosur që fustani i dytë të jetë një Brand Shqiptar.

“E Duam Italine për gjithçka, por duam Shqiperinë dhe Kosovën shumë”, duke lënë ende të fshehtë emrin e stilistit nëse do të jetë Valdrin Sahiti me të cilin prezantuesja bashkëpunon prej kohësh e madje kanë edhe biznes të përbashkët apo nëse do të jetë atelie-ja e “Class by Alketa Vejsiu” dhe krijimet e stilistes së saj.

Kjo mbetet për t’u zbuluar në vijim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat