Celine Dion do t’ia kushtojë koncertin nënës së saj pas vdekjes

Mediale Vip

Celine Dion do t’ia kushtojë koncertin nënës së saj pas vdekjes

Më: 18 janar 2020 Në ora: 16:04
Celine Dion dhe nëna saj

Thérèse Dion, nëna e këngëtares së famshme Celine Dion, ka vdekur në moshën 92 vjeçare.

Ajo vdiq të enjten vonë në shtëpi, e rrethuar nga familja dhe miqtë.

E moshuara ishte përballur me sëmundje të shumta. Por vajza e saj e famshme në nder të saj ka njoftuar se shfaqjen e së premtes së turneut të saj do t’ia kushtojë nënës.

“Mama, ne të duam shumë”, ka shkruar ajo në frëngjisht dhe anglisht në Instagram-in e saj. “Ne ia kushtojmë shfaqjen sonte juve dhe do t’ju këndoj me gjithë zemrën time. Dashuri, Céline”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat