Ish të dashurës së Harry-t i ka ardhur në majë të hundës me ata që e pyesin për dramën mbretërore

Mediale Vip

Ish të dashurës së Harry-t i ka ardhur në majë të hundës me ata që e pyesin për dramën mbretërore

Më: 18 janar 2020 Në ora: 19:06
Ilustrim

Me siguri, Cressida Bonas nuk është një emër i padëgjuar për ju. Ajo është një prej ish të dashurave të Princit Harry me të cilin ai mban raporte miqësore shumë të mira. Aq e mirë është marrëdhënia e tyre, saqë të dy e kanë ftuar njëri-tjetrin në dasmat respektive. Bonas njihet më shumë si ish e dashura e princit, por ajo është edhe një aktore e njohur, kështu që është shpesh pjesë e mediave.

Në intervistën e saj të fundit, Cressida nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjes se ç’mendim ka rreth ngjarjes për të cilën po flet gjithë bota, vendimit të papritur të Harry-t dhe Meghan-it. Megjithatë, ajo refuzon të diskutojë rreth vendimit të çiftit mbretëror, pasi sipas saj do të ishte mungesë respekti ndaj Harry-t.

Cressida në dasmën e Harry-t dhe Meghan-it

“Nuk do të them asgjë rreth kësaj çështjeje, pasi do të mbusheshin mediat. Unë dua të flas për punën time. Është gjithashtu mungesë respekti. Si do të ndihesha unë nëse ish-i im do të fliste për mua?” –është shprehur ajo për ES Magazine.

Edhe pse kanë kaluar gjashtë vite që janë ndarë, njerëzit vazhdojnë ta pyesin për Harry-n dhe ta etiketojnë si ish e dashura e tij. Sigurisht që kjo nuk i pëlqen Cressida-s, e cila dëshiron të njihet për punën e saj, por duket se duhet të dorëzohet përballë këtij fakti.

Cressida dhe Harry kur kanë qenë të lidhur

“Më duket sikur kanë kaluar shumë kohë, prandaj kur më pyesin, më duket e çuditshme, pasi jam në një vend tjetër tani. Po martohem! Askujt nuk i pëlqen të etiketohet, pavarësisht për çfarë. Është pengesë për mua, pasi kur përpiqem të flas për punën time, njerëzit më pyesin për Princ Harry-n. Unë punoj shumë dhe e dua punën time, por njerëzit do vazhdojnë të më pyesin në lidhje me princin”, -është shprehur Bonas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat