Kjo është data kur Tayna dhe Mozzik publikojnë duetin

Mediale Vip

Kjo është data kur Tayna dhe Mozzik publikojnë duetin

Më: 18 janar 2020 Në ora: 23:37
Tayna dhe Mozzik

Fansat e hip-hopit le të bëhen gati për një super-hit.

Tayna dhe Mozzik tashmë janë në fazën finale të përfundimit të duetit, dyshja sapo konfirmuan edhe datën e lansimit të këngës.

Më 28 janar kënga e titulluar ‘Edhe ti’ do të publikohet në platformat digjitale, artistët bën të ditur përmes disa postimeve në Instagram ku ndanë edhe një foto nga prapaskena e klipit.

Si Tayna ashtu edhe Mozzik janë nga emrat kryesorë në skenën e muzikës shqiptare dhe dueti mes tyre po pritet me padurim nga publiku.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

28.01 Tayna ft. Mozzik - Edhe ti ?

A post shared by Tayna (@tayna) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat