E thotë Nick Cave: Kanye West është artisti më i madh në planet - Bota Sot
E thotë Nick Cave: Kanye West është artisti më i madh në planet

Mediale Vip

E thotë Nick Cave: Kanye West është artisti më i madh në planet

Më: 19 janar 2020 Në ora: 17:42
Kanye West

Muzikanti, kantautori, shkrimtari, skenaristi dhe aktori australian, Nick Cave, beson se Kanye West është artisti më i madh në planet.

Gjatë përgjigjeve në faqen e tij The Red Hand Files, një fans e ka pyetur 62-vjeçarin se a i pëlqen reperi kundërthënës.

“Krijimi i artit është një formë e çmendurisë – hymë thellë në vizionin tonë individual dhe humbim në të”, është përgjigjur Cave.

Ai ka vazhduar se në planet nuk ka muzikant që ka qenë i përkushtuar ndaj mashtrimit të vet aq sa Kanye, prandaj si pasojë e kësaj, ai është artisti më i madh që ekziston.

West, i cili është një nga artistët e rrallë që e mbështet presidentin Donald Trump, në vitin e kaluar e publikoi albumin e titulluar “Jesus is Born”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat