Babai i Meghan Markle godet rëndë vajzën e vet: Ajo po hedh tutje ëndrrën e çdo vajze për paratë

Mediale Vip

Babai i Meghan Markle godet rëndë vajzën e vet: Ajo po hedh tutje ëndrrën e çdo vajze për paratë

Më: 20 janar 2020 Në ora: 07:44
Meghan Markle me babain

Babai i Meghan Markle, Thomas Markle akuzoi vajzën e tij për ”nënvlerësimin” e familjes mbretërore britanike, në një intervistë një ditë pasi Buckinghan Palace tha që Princi Harry dhe gruaja e tij nuk do ishin më anëtar të monarkisë

Pallati njoftoi të shtunën se çifti nuk do përdorte më titujt e tyre, dhe se ata do siguronin vetvetiu jetën e tyre. Familja mbretërore u përball me trazira në fillim të këtij muaji kur Harry dhe gruaja e tij njoftuan se donin të zvogëlonin detyrat e tyre zyrtare dhe të kalonin më shumë kohë në Amerikën e Veriut.

Thomas Markle, babai i Meghan Markle tha se vajza e tij po flak tutje ”ëndrrën e çdo vajze.”

”Është zhgënjyese, pasi ajo ishte duke jetuar ëndrrën e çdo vajze. Çdo vajzë e re dëshiron të bëhet një princeshë dhe ajo e kishte këtë mundësi e tani po e hedh tutje, dhe si duket kjo po ndodh për para” tha ai.

Intervista u filmua pas njoftimit të çiftit se ata do të tërhiqeshin si anëtarë të moshuar të familjes mbretërore. Thomas Markle tha se ai nuk pret që Meghan të kontaktojë.

“Unë nuk pres që ajo të bëhet më e afërt, veçanërisht tani … ose Harry për këtë çështje, por unë mendoj se të dy do humbasin në këtë pikë,” tha ai.

“Unë nuk e di atë që ata po kërkojnë. Unë nuk mendoj se as ata nuk e dinë atë që kërkojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat