Zbulohet arsyeja pse Ledri Vula fshiu çdo gjë nga Instagrami

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja pse Ledri Vula fshiu çdo gjë nga Instagrami

Më: 20 janar 2020 Në ora: 13:36
Ledri Vula

Disa ditë më parë, reperi Ledri Vula hoqi papritur të gjitha fotot e tij nga llogaria personale në rrjetin social Instagram, duke na futur të gjithëve në dyshime.

Menduam se ai kishte zgjedhur të bënte pak pushim në muzikë dhe duhet ta pranojmë se u trishtuam, megjithatë Ledri po na vërteton të kundërtën me postimet e tij.

Reperi ka nisur të publikojë video me vargje këngësh, duke lënë të kuptohet se ai po punon në një projekt të ri.

Siç ka konfirmuar edhe agjenti i “Thumb On”, Ledri do të nxjerrë shumë shpejt albumin e tij të ri, ndaj kjo ishte arsyeja e vetme pse reperi i ka fshirë postimet e tij.

Zakonisht ky është një veprim që shumica e artistëve e bëjnë për të tërhequr vëmendjen dhe për të paralajmëruar publikun për projektet e tyre të reja.

Image

Duket se edhe Ledri ia doli të na marrte vëmendjen e të na ‘bënte merak’, ndërsa tashmë po presim me padurim hitet e tij!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat