“Më imagjino mbi trupin tënd”, reperi i huaj flirton hapur me këngëtaren shqiptare

Mediale Vip

“Më imagjino mbi trupin tënd”, reperi i huaj flirton hapur me këngëtaren shqiptare

Më: 20 janar 2020 Në ora: 21:23
Flaka Krelani

Këngëtarja Flaka Krelani mund të hyjë shumë shpejt në tregun e huaj falë bashkëpunimit me reperin e grupit të 2Pac, ‘Outlawz’.

Ajo nuk është takuar asnjëherë me të, por arritën të realizonin këngën "Playa", ku teksti është tepër provokues.

Në pjesën e reperit Young Noble thuhet: "Mbretëresha e Kosovës! Flaka Krelani, më imagjino mbi trupin tënd".

Për këtë, ka reaguar vetë këngëtarja duke thënë se e lejoi ta thoshte pasi nuk janë takuar asnjëherë përballë.

“Meqenëse është love story, ka pasur edhe ai të drejtën ta shpreh imagjinatën e tij dhe pasi nuk më ka parë live, e lashë”, thotë ajo për Prive.

Kanë kaluar dy ditë dhe projekti ka marrë gati 10 mijë klikime në Youtube. Pritet që të jetë një sukses i rradhës për Flakën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat