Modelja Ashley Graham bëhet nënë - Bota Sot
Modelja Ashley Graham bëhet nënë

Mediale Vip

Modelja Ashley Graham bëhet nënë

Më: 20 janar 2020 Në ora: 22:51
Ashley Graham dhe bashkëshorti i saj Justin Ervin

Është djalë!

Ashley Graham dhe bashkëshorti i saj Justin Ervin janë bërë prindër të fëmiut të tyre të parë të shtunën në mbrëmje.

“Në orën 6 të shtunën jetët tona kanë ndryshuar për të mirë. Falemnderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë kësaj kohe të mrekullueshme”, ka thënë ajo në një Instagram Story kur ka njoftuar se është bërë nënë.

Image

Megjithatë, ajo nuk e ka treguar emrin e birit të saj.

Supermodelja 32 vjeçare e Sports Illustrated ka njoftuar për shtatzëninë e saj më 14 gusht që në fakt ishte edhe përvjetori i nëntë të martesës së saj me regjisorin 31 vjeçar.

“Nëntë vjet më parë, unë jam martuar me dashurinë e jetës sime. Ka qenë udhëtimi më i bukur me personin e preferuar në botë. Sot, ne jemi shumë të bekuar dhe të emocionuar që po e festojmë familjen tonë që po rritet. Urime përvjetorin. Jeta jonë do të bëhet edhe më e bukur”, kishte shkruar ajo atëherë në Instagram.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat