Dwayne ‘The Rock’ Johnson zbulon shkakun e vdekjes së babait të tij

Mediale Vip

Dwayne ‘The Rock’ Johnson zbulon shkakun e vdekjes së babait të tij

Më: 21 janar 2020 Në ora: 11:17
Dwayne Johnson

Dwayne “The Rock” Johnson ka folur gjerë e gjatë pas vdekjes së babait të tij, Rocky Johnson.

Ylli i WWE, i cili vdiq fundjavën e kaluar në moshën 75-vjeçare, sipas aktorit, kishte komplikime shëndetësore tash e një kohë.

‘The Rock” në llogarinë e tij zyrtare, Instagram, ndau më shumë informacione rreth vdekjes së të atit.

“Siç e dini, e kam humbur babanë para disa ditëve. E humba të atin dhe nuk kisha një shans për t’i dhënë lamtumirën”, tha Johnson në video.

“Do jepja gjithçka tani vetëm për t’i dhuruar një përqafim dhe një puthje të madhe para se të vdiste dhe t’i them që e dua shumë, e respektoj dhe të falënderoj. Nuk arrita ta bëj këtë, por e tillë është jeta, siç e dinë shumë prej jush”, thotë mes të tjerash Johnson.

Aktori 47-vjeçar më pas kujtoi marrëdhënien e veçantë që kishte me babanë e tij.

“Ekziston një lidhje unike babë e bir është kaq e veçantë dhe është një lidhje e pazëvendësueshme”, tha Johnson. “Pra, ka aq shumë gjëra për babanë tim dhe të gjitha ndërlikimet e tij që vetëm unë, pasi djali i tij mund t’i kuptojë”.

Sipas Johnson, Rocky vdiq nga një gjendje e quajtur trombozë e venave të thella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat