Gjon Lulgjuraj : "Në Malësi është burrnia, krenaria dhe trimnia"

Mediale Vip

Gjon Lulgjuraj : "Në Malësi është burrnia, krenaria dhe trimnia"

Nga: B.S Më: 21 janar 2020 Në ora: 14:28
Gjon Lulgjuraj

Malësia e madhe duket të jetë vend magjik edhe për art pasi ka sjellë shumë emra të talentuar artistësh, njëri prej të cilëve është dhe personazhi ynë të cilin nga Amerika e largët ku dhe jeton e kemi intervistuar dhe pyetjet kanë qenë vetëm shqip madje megjithëse ai ka lindur dhe rritur në Michigan është përgjigjur bukur në gjuhën e pastër shqipe.

Po flasim për këngëtarin Gjon Lulgjuraj apo siç quhet në art Gjon Opa ku arsyen se pse i mbeti ky pseudonim na e rrëfen në intervistën më poshtë. E jo vetëm kaq por artisti tregon dhe pasionin e tij për muzikën kur e nisi dhe kultivimin e saj si dhe angazhimet e tij dhe ftesat e shumta por edhe se sa herë e viziton origjinën e të parëve të tij aty ku ka tremëri e burrëri në Malësi.

Pyetjet

Përshëndetje Gjon si jeni këto ditë të para të 2020-s?

Përshëndetje, këto ditë të para të 2020’s jemi mirë, jam shumë i gëzueshëm dhe i lumtur.

E nisët këtë Vit të Ri me familjen apo ishit dikun duke kënduar për familje të tjera?

-Vitin i Ri kam qenë me të afermit të mi kurse pastaj duke ja filluar 2020-s në sezonën e ahengjeve apo dasmave.

Jemi shumë kureshtarë të dimë pse niheni në muzikë si Gjon Opa?

-Drejtësisht, shoqëria ime në kohën e rinisë duke kënduar nëpër dasma dhe koncerte dhe tjera gëzime familjare kudo më sollën emrin Gjoni Opa, sepse unë si këngatarët tjerë kemi zakon për atmosferë të thuhet “Hajde Opa, luje “. Edhe tani më mbeti ashtu.

Ju keni lindur në Amerikë por shihet që gjuhën dhe kulturën shqiptare e mbani fort?

-Vërtet, unë dhe vllaznit dhe motra ime jemi të lindur në Amerikë në familjen time, kena fol vetëm shqip në shtëpi. Ahh kur është dashtë detyrat e shkollës atëherë vetëm guxim dhe leje kemi pas me fol anglisht.

Po origjina Malësia e Madhe ju mungon dhe sa herë e vizitoni atë?

 Malësia na mungon shumë në Amerikë si vend se popullin e Malësisë e kena... këtu për mua është Malësia ime sepse shumë malsorë janë ketu... nuk vizitojmë aq sa kishim me pas deshirë por kam kenë disa herë në vizitë dhe takuar kushërinjtë nga largeësia qeë vetem përmes telefoni dhe internetit kemi fol.

Keni një simbol apo diçka nga Malësia atje ku jetoni që e ruani dhe e shihni me shumë mallë?

-Simboli asht toka e të parëve dhe populli si janë aty.. vëllezërit dhe motrat Malësorë , aty është burrnia, aty është krenaria, bujaria, dhe trimnia.

Ju si artist ku jeni më shumë i ftuar për të kënduar?

-Të shumtë janë, jam i ftuar ne Amerikë, Michigan ku kam lind, Neë York ku banoj dhe shtetet tjera si: California, Chicago, Florida.

Cilët janë bashkëpunëtorët e tu, orkestruesit, tekstshkruesit?

-Bashkëpuntori im sot është Nik Cubi një djalë i cili orkestron muzikën edhe ai i lindur në Amerikë me origjinë nga Klina e Kosovës.. kurse qysh me 2001 deri 2017 kam bashkëpunuar me vllaun tim Shtjefen Lulgjuraj, motrën Lena Lulgjuraj dhe një muzikant i cili 14 vite na shërbej me muzikë Ilir Lajcaj ... kurse para sa viteve dhanë dorëheqje prej muzike dhe unë vazhdova me të madhin ilir Berani nga Kosova.

Muzika te ti është e trashëguar?

-Po nga pasardhësit e tu a po e trashëgon dikush? -Muzikën e kam në zemer... e kam pasion të madh... qysh moshen 5 vjeç muzika Shqiptare dhe vetëm muzikë shqip kam dëgju dhe këndu.

Jeni duke punuar këngë të reja, do të ketë ndonjë bashkëpunim apo duet dhe me kë?

-Kanga e re do jetë solo këtë rradhë.. shpresoj se në të ardhmen do vinë ndoshta i duet. Nikollë Nikprelaj Malësori , Ramadan Krasniqi , Afrim Muciqi , Sinan Hoxha Sinan vllaseliu ,Artiola toska , Remzie osmani, Shkurte Fejza e shumë e shumë tjerë.

Cfarë do të shohim në 2020-ën nga ju si artist?

-Më 2020 do të shihni më shumë projekte apo këngë të reja dhe ripunime. Dhe në muajn e Gushit 2020 do jem në vendlindjen e prindërve, Malësi! dhe kam dëshirë t’i këndoj Malësisë Madhe dhe vëllezerve dhe motrave Malësorë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat