Duhet ta lexoni fjalimin emocionues që ‘Joker’ Phoenix mbajti në SAG!

Mediale Vip

Duhet ta lexoni fjalimin emocionues që ‘Joker’ Phoenix mbajti në SAG!

Më: 21 janar 2020 Në ora: 16:11
Joaquin Phoenix

Joaquin Phoenix bëri një homazh ndaj të ndjerit, aktorit Heath Ledger gjatë fjalimit të tij për pranimin e çmimit si “Aktori më i mirë protagonist” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve SAG 2020.

Ndërsa ka pranuar statujën e tij, Phoenix ka bërë një homazh prekës për Ledger, i cili ka luajtur personazhin e Joker-it në filmin “The Dark Knight”.

“Jam këtu nën hijen e aktorit tim të preferuar, Heath Ledger”, ka thënë 45-vjeçari në përfundim të fjalës së tij.

Kujtojmë se Ledger ndërroi jetë në 2008-ën në moshën 28-vjeçare, për shkak të overdozës, në të njëjtin vit kur filmi u publikua

Por përveç dedikimit për Ledger, Phoenix ‘vodhi’ disa minuta për të folur drejtëpërdrejtë për secilin aktor të nominuar në kategorinë e “Aktorit më të mirë Protagonist”.

“Ti ke qenë një frymëzim për mua dhe për shumë njerëz të tjerë për më shumë se 25 vite”, i tha ai Leonardo DiCaprios i cili u nominua për filmin “”Once Upon a Time… in Hollywood”.

Lëvdata e vlerësime pati nga ylli i “Joker edhe për Christian Bale, Adam Driver dhe  Taron Egerton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat